Sipas ‘The Sun’, Barca kishte kërkuar Maguiren si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Frenkie de Jong në ‘Old Trafford’, por ajo kërkesë është refuzuar.
Sipas të përditshmes angleze, 29 vjeçari është pjesë e planeve të trajnerit të ri të Man United, Erik ten Hag.
Qendërmbrojtësi anglez është i lidhur me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë largimi prej 38 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mes klubeve për mesfushorin De Jong.