• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Projekti që do të lidhej me Portin e Durrësit, Kosova dhe Shqipëria do të përfitonin shumë

J G nga J G
26 June 2022
në Rajon
0 0
0
Projekti që do të lidhej me Portin e Durrësit, Kosova dhe Shqipëria do të përfitonin shumë
0
SHPERNDARJE
69
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse realizohet projekti për ndërtimin e një porti të thatë në Prishtinë, që do të lidhej me Portin e Durrësit, Kosova dhe Shqipëria do të përfitonin shumë ekonomikisht.

Ato “do të operonin si një lloj sistemi i përbashkët doganor” dhe “nuk do të kishte më prezencë doganore mes 2 vendeve”, thotë ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica.

“Procedurat që do të kryheshin në Kosovë, do t’i plotësonin ato në Shqipëri dhe anasjelltas”, sqaron ai.

Rrjedhimisht, do të uleshin kostot doganore dhe do të zvogëlohej koha e pritjes në pika të dyfishta.

Projekti, në fakt, parasheh ndërtimin e 2 porteve të reja tregtare: Porto Romano në Durrës dhe Porti i Thatë në Prishtinë.

Lidhja midis tyre do të bëhet përmes hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Projekti është prezantuar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila është mbajtur më 20 qershor në Prishtinë.

Sipas udhëheqësve të të 2-ja shteteve, projekti synon të transformojë infrastrukturën e zhvillimit tregtar dhe të marrëdhënieve tregtare midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe më gjerë

“Për këtë [projekt], çdo ditë do të bëj fushatë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, realizimi i këtij projekti do të vendoste Shqipërinë dhe Kosovën “në qendër të një graviteti rajonal”, ndërsa Durrësin do ta bënte “një nga portet më strategjike ekonomike të Mesdheut”.

Sipas prezantimit të bërë nga Eric Smit, drejtor i kompanisë holandeze “Royal Haskoning”, e cila ka bërë projektin, porti i thatë në Prishtinë do të shfrytëzohet për zhdoganimin e mallrave, gjë që do ta lehtësonte pastaj ngarkesën në portin detar të Durrësit.

Porti i thatë është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejnerë deri në vitin 2050.

“Porti i thatë jep shumë mundësi dhe është një infrastrukturë ideale për ta hequr stresin nga portet detare. Kjo i lehtëson disa pjesë shumë thelbësore të portit detar”, ka thënë Smit.

Projekti i investimit në Porto Romano llogaritet se do të ketë ndikim pozitiv në bruto prodhimin e brendshëm të Shqipërisë, nga 3% deri në 6%, ndërsa për Kosovën ende nuk ka një përllogaritje të saktë.

Porto Romano do të ketë një sipërfaqe prej 400 hektarësh, me kapacitet prej 2 milionë kontejnerësh deri në 50 milionë tonelata.

Afat për realizimin e projektit nuk ka dhe Smit ka thënë se duhet fillimisht një studim i fizibilitetit.

Sfidë, me sa duket, mund të paraqesë transporti i dobët hekurudhor i Kosovës, si për nga infrastruktura, ashtu edhe nga mënyra e operimit.

Tash për tash, trenat e Kosovës kryesisht qarkullojnë në vetëm dy linja: Prishtinë – Han i Elezit dhe Prishtinë – Pejë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sasia e mallrave të transportuara me trena në tremujorin e parë të vitit 2022 ka qenë rreth 114 mijë tonë. Ndërsa, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi në këtë periudhë ka qenë rreth 13 mijë

Hekurudha e Kosovës është e izoluar dhe nuk ka asnjë linjë ndërkombëtare

E vetmja linjë rajonale që ka funksionuar deri vonë, ka qenë ajo me Shkupin në Maqedoni të Veriut, por, prej vitesh, as kjo linjë nuk është funksionale, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Para luftës së viteve 1998/99, qytetarët kanë shfrytëzuar hekurudhat e Kosovës për në shumë vende perëndimore, pasi trenat e Kosovës kanë qenë të lidhur me linjat ndërkombëtare.

Tags: DurrsiKosovaShqipëria
Postimi i mëparshëm

Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s

Postimi tjetër

Vuçiq: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bënë shumë por s’morën asgjë nga BE-ja

Të ngjajshme Postime

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë
Rajon

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…
Shqipëri

“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…

19 June 2025
PS feston ditëlindjen e 34-t! Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian
Shqipëri

PS feston ditëlindjen e 34-t! Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

19 June 2025
Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës
Shqipëri

Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës

18 June 2025
“Qytetar Nderi” për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare
Shqipëri

“Qytetar Nderi” për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare

18 June 2025
Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Shqipëri

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

18 June 2025
Postimi tjetër
Vuçiq: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bënë shumë por s’morën asgjë nga BE-ja

Vuçiq: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bënë shumë por s’morën asgjë nga BE-ja

Lajmet e fundit

Britania e Madhe përgatit një fluturim për të transportuar qytetarët britanikë jashtë Izraelit

Britania e Madhe përgatit një fluturim për të transportuar qytetarët britanikë jashtë Izraelit

22 June 2025
Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

22 June 2025
Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

22 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

22 June 2025
Presidenti izraelit pas sulmit të SHBA në Iran: Ditët në vijim mund të jenë sfiduese

Presidenti izraelit pas sulmit të SHBA në Iran: Ditët në vijim mund të jenë sfiduese

22 June 2025
Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

Arabia Saudite bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu