Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e Kosovës së bashku me kadetët e ushtrive të NATO- janë duke bërë stërvitjet te “Kampi Veror 2022”, i cili në Maqedoninë Veriore, përcjell InLajmi.
Mehaj ka thënë se kjo është një mundësi e shkëlqyer për kadetët e Kosovës që të rrisin shkathësit e tyre në mes të trupave shumëkombëshe.
Gjithashtu ai tha se janë duke punuar drejt sfidave dhe suksesev të radhës.
Postimi i plotë i tij:
Kadetët tanë përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s në Stërvitjen “Kampi Veror 2022”, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe.
Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur.
Vazhdojmë drejtë sfidave e sukseseve të radhës! /InLajmi/