I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas Samitit të BE-së, duke thënë se në këtë samit u morën vendime gjeopolitike për Evropën Lindore, por jo edhe Ballkanin Perëndimor, përcjell InLajmi.
Lajçak tha se nuk e kishin të njëjtin këndvështrim strategjik si për Evropën Lindore si për Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se kjo ka shkaktuar zhgënjim në rajon, por theksoi se do të rifitojmë fqinjët tanë juglindor. /InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1540282035260063745