Është aprovuar licenca për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për 4 komunat veriore, përcjell InLajmi.
Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha ky proces ka qenë i stërzgjatur.
“Territori që mbulon kjo licencë është e konsumatorëve të Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës Veriore, ky proces ka qenë i stërzgjatur. Duhet të ritheksohet se kjo licencë ka të bëjë me furnizimin në 4 komunat me çmime të parregulluar, që do të thotë se konsumatorët e këtyre komunave do të furnizohet me çmime të cilat ofrohen nga ky furnizues, por duhet të ritheksohet se tarifat do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Fejzullahu shtoi se tarifat do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë Kosovën. /InLajmi/