Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të enjten se pushtimi i Rusisë ka një qëllim “të thyejë Ukrainën dhe të thyejë të gjithë Evropën përmes Ukrainës, transmeton InLajmi.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kiev me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis, Zelensky u tha homologëve të tij se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës përbënte një sulm ndaj të gjithë Evropës.
“Rusia dëshiron të tregojë se Evropa e bashkuar nuk është në gjendje të jetë efektive dhe se vlerat evropiane nuk funksionojnë për mbrojtjen e lirisë. Ne mund dhe duhet ta thyejmë këtë skenar dhe t’u tregojmë atyre se Evropa do të vazhdojë të jetë e lirë, demokratike dhe … e bashkuar “tha ai.
Zelensky tha se mënyra më e mirë për të demonstruar “pozitën tonë të përbashkët dhe të fortë” është duke mbështetur integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se statusi i Ukrainës si kandidat për anëtarësim në BE “mund të përforcojë lirinë në Evropë historikisht dhe të bëhet një nga vendimet kyçe evropiane të e treta e parë e shekullit të 21-të”, shkruan CNN.
Presidenti ukrainas tha se Ukraina është e gatshme të punojë për t’u bërë një anëtare e plotë e BE-së /InLajmi/