Festivali “Sunny Hill” është anuluar në Prishtinë dhe si pasojë është zhvendosur në Tiranë, përcjell InLajmi.
Shumë qytetarë tashmë vetëm kanë blerë biletat për këtë festival, ndërkohë faqja e vetë këtij festivali ka dalë me një njoftim, duke treguar se çfarë do të ndodhë me këto bileta që kosovarët tashmë i kanë blerë.
Nga Sunny Hill njoftojnë se personat, të cilët tashmë i kanë blerë biletat e hershme dhe nuk mund të shkojnë në festival në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. /InLajmi/