Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lorika Gashi i ka bërë ftesë organizatorëve të Sunny Hill, Dukagjin Lipës dhe Duas që festivali të mbahet në Suharekë, përcjell InLajmi.
Gashi ka thënë se Suhareka do ta mirëpresë festivalin “Sunny Hill” pa bllokada, duke i premtuar përkrahje të madhe nga ana e komunës dhe qytetarëve.
Ndryshe, më herët është anuluar mbajtja e këtij festivali në Prishtinë, krejt kjo si pasojë e vonesës së miratimit të procedurave nga Qeveria e Kosovës. Ky festival tashmë është zhvendosur në Tiranë.
Postimi i plotë i saj:
Hajdeni në Suharekë. Ju mirëpresim, pa bllokada por me përkrahje të komunës dhe qytetarëve.
Sunny Hill Festival; Dua Lipa; Dukagjin Lipa. /InLajmi/