Profesori dhe analisti, Blerim Latifi ka komentuar vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë, në Serbi dhe në takimin e liderëve të Ballkanit, përcjell InLajmi.
Latifi tha se mesazhi kryesor i kancelarit gjerman ishte njohja e Kosovës dhe Serbisë me njëra tjetrën para se këto të 2-ja të tentojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Tutje Latifi theksoi se qëndrimi i presidentes, Vjosa Osmanit ndaj Edi Ramës në takimin e liderve te Ballkanit ishte sipas tij budallallëku tradicional i shqiptarëve.
Postimi i plotë, i tij:
Kancelari gjerman Olaf Scholz u ndal fillimisht në Prishtinë, pastaj shkoi në Beograd dhe në fund në Selanik për t’i takuar të gjithë liderët e Ballkanit.

Mesazhi i këtij itinerari: problemi kryesor i Ballkanit perëndimor është raporti Kosovë-Serbi, e jo lehtësirat ndërkufitare për maunet e Ballkanit të Hapur.
Ky mesazh u reflektua edhe në tryezën e takimit të Selanikut. Aty përballë njëri-tjetrit nuk ishin Rama e Vuçiqi, por Vuçiqi dhe Vjosa Osmani. Ndërkaq, ftohtësia e neveritshme dhe hendeku mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës në tryezë, flet mbi të gjitha për budallallëkun tradicional të shqiptarëve, i cili dallimet në pikëpamje gjithmonë i transformon në inate personale./InLajmi/