Presidenti rus, Vladimir Putin e ka krahasuar vetën me Pjetrin e Madh, që ishte një monark rus i fundit të shekullit të 17-të, transmeton InLajmi.
Gjatë një vizite të enjten në një ekspozitë kushtuar perandorit të parë rus, Putin u përpoq të krahasonte pushtimin e Suedisë nga Pjetri i Madh në shekullin e 18-të me pushtimin e tij modern ushtarak të Ukrainës.
Në komentet e tij, Putin argumentoi se Pjetri i Madh nuk po pushtonte, por po luftonte për territorin që me të drejtë i përkiste Rusisë, shkruan CNN.
Ai vazhdoi duke thënë se territori i Ukrainës është në të vërtetë një territor rus. /InLajmi/