Deputetit gjerman i CDU-së, Knut Abraham ka folur për vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë, përcjell InLajmi.
Deputeti gjerman tha se kushtet për liberalizimin e vizave për Kosovën janë plotësuar. Ai tha se shpreson që liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet deri në fund të qershorit, duke theksuar kontributin që do të japë Gjermania në këtë drejtim.
Edhe këtu është e rëndësishme të rifitojmë besimin e humbur. Për shembull, sa i përket liberalizimit të vizave: kushtet janë plotësuar. Dhe kur ke punuar me vite me kushtet dhe kur i ke arritur ato dhe ende nuk e ke arritur qëllimin, rezultati është zhgënjimi. Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj shumë që vendimi për liberalizimin e vizave të merret deri në fund të qershorit nën Presidencën Franceze. Një vend i rëndësishëm si Gjermania dhe një personalitet i rëndësishëm si Kancelari Federal mund të japin këtu një kontribut të rëndësishëm.
Gjithashtu Abraham komentoi edhe deklaratën e Scholz se do ta ringjallë Procesin e Berlinit të iniciuar nga ish-kancelarja Angela Merkel, duke thënë se ky proces do të sjellë përparime në rajon.
Besoj se Procesi i Berlinit që lidhet me emrin e zonjës Merkel sigurisht që ka sjellë përparim në rajon. Bashkëpunimi me Komisionin Evropian është gjithashtu një trashëgimi e rëndësishme nga koha e zonjës Merkel në detyrë. Çdo gjë që forcon tregtinë ndërrajonale dhe ekonominë ndërrajonale për të mirën e të gjithë partnerëve është e mirë, tha ai për DW.
Ndryshe, kancelari gjerman Olaf Scholz e ka vizituar sot Kosovën. /InLajmi/