Instituti D4D ka mbajtur tryezë diskutuese me titullin “Raportimi i lajmeve nga portalet online dhe ndikuesmëria tek publiku”, raporton InLajmi.
Drenusha Canolli, menaxhere e projektit, tha se theks të veçantë i kanë dhënë lajmeve që vijnë nga jashtë dhe krizës në Ukrainë.
Gjithashtu ajo tha se ndikimi i lajmeve nga jashtë janë më të mëdha dhe shpërndahen shumë më shpejtë.
“Kur flasim për Kosovën në vitin 2021 shpejtësia e përdorimit të internetit nga popullata ka shkuar deri në 80 %. Theks i veçantë janë edhe lajmet që vijnë nga jashtë. Janë monitoruar edhe lajmet në Rusi e Ukrainë. Gjatë monitorimit janë ruajtur materialet me screnshot. 76 portale janë monitoruar. Krejt ky numër i madh i lajmeve është bërë në pikun kur ka filluar lufta Ukrainë-Rusi. Gjatë zgjedhjeve, numri më i madh i lajmeve është ku ka ç’rregullim të informacionit. Ndikimi i lajmeve nga jashtë janë më të mëdha dhe shpërndahen shumë më shpejt dhe shpërndarja e informacioneve është shumë e madhe. Mizogjenia dhe dhuna online ndaj grave ku më së shumti janë atakuar gratë. Ka qenë një far atakimi në mes të politikanëve ndërmjet njëri-tjetrit”, tha ajo.
kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se nuk e kanë të qartë shkallën e përhapjes së këtyre lajmeve në publik.
“Për ta parë me shifra është alarmuese përhapja e këtyre lajmeve. Mediat jetojnë nga kriza të formave të ndryshme që e shtojnë ndjeshëm qarkullimin që përkthehet në përfitim të klikueshmërisë. Një pjesë e madhe e mediave i kanë botuar edhe të paverifikuara lajmet. Duhet të bëhet trajnimi në shkolla. Ka tendenca për të ndryshuar ligjin e KPM por ne e kundërshtojmë”, tha Rexha.
Më tej ai tha se ka tendenca për të ndryshuar ligjin e KPM po ata do ta kundërshtojnë këtë. /InLajmi/
