7 qershori është dita e 158-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e mërkurë.
Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1832- Kolera vret 6,000 njerëz në Quebec, e sjellur nga emigrantët irlandez.
1905 – Norvegjia prish bashkimin me Suedinë, pas disa muajsh tensioni dhe frike nga një luftë e mundshme mes dy vendeve. Bashkimi ishte krijuar më 1814.
1929- Ratifikohet traktati Lateran, kështu duke sjellë në ekzistencë Vatikanin.
1948- Edvard Benes, jep dorëheqje si President i Çekosllovakisë.
1967- Ushtarët izraelit hyjnë në Jerusalem.
1989- Rrëzohet ‘Surinam Airways” duke mbetur të vdekur 176 persona prej 187 që ishin në bord.
2013- Zjarr në një autobus në Xiamen, qytet kinez, mbesin të vdekur 47 njerëz dhe lëndohen 34 tjerë.
2014- Vdesin të paktën 37 njerëz në një sulm në Republikën Demokratike të Kongos.
2017- Në Kosovë vazhdon fushata për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.