Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit ka thënë se do ta kujtoj gjithmonë, përcjell InLajmi.
Haziri ka theksuar se Nishani ishte miku i tij më i madh.
Tutje Haziri ka shprehur lavdi të përjetshëm për ish-presidentin
Postimi i plotë, i tij:
Na paska lënë ish-presidenti i shqiptarëve dhe miku im i madh, Bujar Nishani. Kosova, e në veçanti Gjilani do ta kujtojnë përgjithmonë me pietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional. Lavdi përjetë President i shqiptarëve dhe Qytetar Nderi i Gjilanit!/InLajmi/
