Trajneri, Ismet Munishi ka mbyllur bashkëpunimin me klubin “Gjilani”, në të cilin ishte si shef i shtabit teknik, përcjell InLajmi.
Klubi e ka falëndëruar Munishin për kontributin e dhënë, duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij.
Tash e tutje, ekipin do ta drejtojë Alban Hyseni.
Njoftimi i plotë nga klubi “Gjilani”:
Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishin.
Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.
Ekipin do ta drejtoj Alban Hyseni deri në fund të edicionit. /InLajmi/