Liverpool ka mundur 3-2 Manchester City-n dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Anglisë pas një paraqitje mbresëlënëse të bërë në Wembley.
Super sfida e futbollit anglez është vendosur në pjesën e parë, e fituar 3-0 nga.
Të Kuqtë falë njër paraqitje të jashtëzakonshme të Sadio Mane. Skuadra e Jurgen Klopp ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9-të me Konate dhe më pas ka dyfishuar dhe trefishuar avantazhin në minutat 17 dhe 45 me Sadio Mane.
Kundërpërgjigjja e skuadrës së Pep Guardiola-s ka ardhur në pjesën e 2-të, por nuk ka mjaftuar për të shmangur disfatën. Grealish ka shënuar për City-n 2 minuta pas fillimit të pjesës së 2-të dhe Bernardo Silba ka fiksuar shifrat në 3-2 në minutën e 91-të, përcjell Front Online.
Sadio Mane është lojtari i parë i Liverpool-it që shënon 2 gola në një gjysmëfinale të Kupës së Anglisë, pas Robbier Fowler kundër Aston Villa-s në 1996-ën, dhe është lojtari i parë i Të Kuqve që shënon 2 gola në Ëembley , pas McManaman në finalen e Kupës së Ligës kundër Bolton-it në 1995-ën.