Ditëlindja është gjë që të bënë të ndihesh sikur gjithçka në atë ditë është e jotja dhe kushdo po sillet rreth teje, shkruan InLajmi.
Sot babai i këngëtares së famshme kosovare, Morena Taraku, po feston ditëlindjen e në këtë ditë nuk ka munguar dedikimi i Morenës për të atin.
Morena ka prekur publikun më urim që i ka bërë të atit, duke i kërkuar të jetojë gjatë pasi siç tanimë dihet ajo kohë të gjatë ka humbur nënën dhe ajo jeton vetëm më babain e saj.
Si kudo lidhja baba dhe vajzë edhe ajo e Morenës më babain duket të jetë aq e afërt sa nuk ka, ajo babain e saj e quan “Piktura me e bukur e jetës së saj” dhe që jeta e saj nuk ka kuptim pa të. /InLajmi/
