Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter tronditi pak më parë lindjen e Turqisë, lëkundjet e forta u ndjenë në zonën e Malatyas.
Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë të trembur.
Lëkundjet janë ndjerë të forta pasi tërmeti pati një thellësi të ulët, vetëm 7 kilometra, përcjell ABC News.
Prefekti i Malatyas njoftoi se momentalisht nuk kanë të dhëna për viktima apo dëmtime në njerëz, ndërsa kërkoi nga banorët e zonës që të rrinë jashtë gjatë orëve në vijim.
https://twitter.com/dort4luksehir/status/1512798419533897734?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1512798419533897734%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Flekundje-te-forta-termeti-qytetaret-dalin-te-alarmuar-ne-rruget-e-qytetit-lindor-te-turqise%2F