Sot po diskutohet për punësimet familjare dhe partiake.
Profesori Sadri Ramabaja, ka akuzuar Nol Nushin e Frashër Krasniqin e PSD-së për punësime në Komunë të Prishtinës, kur kjo e fundit udhëhiqej nga VV.
“Kjo është një rren publike”, tha Nushi.
“Ti tash mund të bëhesh françuz por me mua nuk mundesh”, ia ktheu Ramabaja.
“Ti bonu gjerman që don ama unë françuz nuk bohna”, tha Nushi në “Pressing” në T7.
“Nëse don me u bo gjerman duhet me qenë korrekt e jo me qenë shpifës i ulët në një studio televizive ku të kemi thirr me fol qysh partia jote i ka punësuar 100 veta, me halla, me dajë e me nipa e ti vjen e lëshon shpifje këtu. Kjo është e ulët”, shtoi Nushi.