Për shkak të shtënave me armë në një koncert në natyrë në Dallas në lagjen Oak Cliff, 11 persona u plagosën dhe 1 person mbeti i vdekur, transmeton InLajmi.
11 personat e plagosur nga të shtënat u dërguan në një spital aty pranë.
Sipas policisë, të pranishmit e tjerë pësuan lëndime të lehta.
2 të dyshuar qëlluan me armë pjesëmarrësit në koncert, sipas një deklarate të lëshuar nga policia të dielën.
“Nga hetimi paraprak u konstatua se në ngjarje një person ka qëlluar me armë në ajër, më pas një tjetër i panjohur ka qëlluar me armë në drejtim të turmës”, thuhet në njoftim, shkruan USA today.
Hetimet e policisë janë ende në vazhdim, thanë autoritetet amerikane. /InLajmi/
