Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga është shprehur e shokuar nga lajmi për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, përcjell InLajmi.
Jahjaga tha se Albright ishte një lidere e shquar dhe një luftëtare dhe mbrojtëse e pandalshme për liri dhe demokraci.
Ish-presidentja theksoi se Albright do të nderohet e kujtohet përherë.
Në fund Jahjaga u shpreh mirënjohese dhe falënderuese ndaj udhëqjes, kontributit dhe miqësisë së Albright.
Postimi i plotë i saj:

E shokuar nga vdekja e ish Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, një lidere e shquar, e një luftëtare dhe mbrojtëse e pandalshme për liri dhe demokraci.
Një model, frymëzim dhe mike e dashur për mua. Do ta nderojmë e kujtojmë përherë trashëgiminë tuaj.
Përgjithmonë mirënjohës për udhëheqjen dhe miqësinë tuaj. /InLajmi/