Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka realizuar një takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka njoftuar se me Bregun ka biseduar lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon.
Kryetari i PDK-së e ka falëndëruar Bregun për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e proceseve integruese në shtetet e Ballkanit Perëndimore.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, me të cilën biseduam lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon.
Zonjën Bregu e falënderova për angazhimin dhe kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e proceve integruese për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe i shpreha qëndrimin tim se Kosova duhet ta ketë vendin e saj meritor në çdo nismë rajonale si shtet i barabartë. /InLajmi/