Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike u nënshkrua nga numri më i madh i vendeve ndonjëherë në një ditë, transmeton InLajmi.
174 liderë botërorë nënshkruan “Marrëveshjen e Parisit” në “Ditën e Tokës” në vitin 2016 në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, shkruan Best Life.
Marrëveshja synon të luftojë ndryshimet klimatike dhe të përshpejtojë dhe intensifikojë veprimet dhe investimet e nevojshme për të forcuar përpjekjet globale për klimën. /InLajmi/