Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun.
Ajo arriti të rrëmbejë një publik të tërë për vete me projektet muzikore të saj që shndërrohen në hite të jashtëzakonshme.
Së fundi ajo ka sjellur një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Bardhin, dhe Dj e njohur Dj Gimi-O.
Videoklipi është punuar nga Supercut Studio, ndërsa për dukjen e këngëtares Elvana Gjata, është përkujdesur Sellma dhe Kaci.
Ky projekt i tyre u pëlqye jashtëzakonisht shumë pasi brenda 24 orëve mori mbi 1 milion klikime në kanalin “Youtube”, shkruan Lajmi.net.
Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i Elvana Gjatës gjatë këtij viti, ajo në muajin janar solli bashkëpunimin me Mozzikun “Ska”.