Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga koronavirusi po marrin trajtim 26 pacientë, prej tyre 10 pacientë të konfirmuar dhe 6 të tjerë post-Covid19, përcjell InLajmi.
Ndërkohë më tej SHSKUK ka njoftuar se me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.
E derisa është zvogëluar dukshëm numri i pacientëve me koronavirus të shtrirë në Klinikat dhe spitalet e përgjithshme të QKUK-së, më së shumti pacientë të shtrirë ka në Klinikën e Infektivës, ku janë 8 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, një pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë. /InLajmi/