Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka thënë se sulmi në spitalet e fëmijëve, që po bëhet nga forcat ruse është absolutisht i neveritshëm, transmeton InLajmi.
Ajo është pyetur se pse NATO nuk do të vendosë një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, diçka për të cilën është lutur presidenti i Ukrainës.
Truss tha se mënyra më e mirë për të ndihmuar është përmes armatimit, të cilat Britania e Madhe dhe aleatët e saj po ofrojnë.
Në një konferencë për shtyp në Uashington, ajo tha se Mbretëria e Bashkuar po kërkon të përjashtojë plotësisht Rusinë nga sistemi i pagesave financiare Swift dhe gjithashtu do t’i japë fund përdorimit të naftës dhe gazit rus në grupin e vendeve të pasura G7, shkruan BBC.
“Ne nuk duhet të pushojmë derisa Putini të dështojë në Ukrainë dhe të rivendoset sovraniteti i vendit”, tha ajo. /InLajmi/