Vajza e ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit i cili vazhdon të gjykohet në Hagë, mëngjesin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit e ka nisur me disa fjalë mjaftë prekëse të babait të saj, përcjell InLajmi.
Vajza e Krasniqit, ka shpërndarë fjalët që babai i saj i cili me profesion është mësues i ka thënë në Hagë.
“Unë jam intelektual, jam arsimuar për me qenë mësues por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë”,ka cituar ajo fjalët e babait, derisa me këto fjalë u ka uruar të gjithë mësuesve 7 Marsin, Dita e mësuesit./InLajmi/