Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë thirrje Perëndimit të vendosë sanksione më të ashpra kundër rrethit të ngushtë të Vladimir Putin.
Të martën SHBA-ja, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera njoftuan masa kundër oligarkëve dhe bankave ruse por Dmytro Kuleba kërkon vendosjen e masave më të ashpra.
“Hapat e parë vendimtarë u ndërmorën dje dhe ne jemi mirënjohës për diçka të tillë”, shkruan Kuleba, transmeton abcnews.al.
“Tani duhet të rritet më shumë presioni për të ndaluar Putinin. Vendosini sanksione ekonomike atij dhe miqve të tij, më shumë saksione të ashpra, tani dhe menjëherë,” përfundoi Kuleba.