Federata e Futbollit të Kosovës këtë të mërkurë ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, raporton InLajmi.
Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Giresse ka folur për ekipin aktual të “Dardanëve”.
“Sa kam qenë përzgjedhës i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën në Gjenevë. Atje nuk e njihnin Kosovën. Më kanë pas pyetur kundër kujt kemi me luajtur dhe iu kam thënë se e njoh atë vend shumë mirë dhe duhet të luajmë. Duhet të zhvillojmë potencialin ekzistues të ekipit. Duhet ta krijojmë një ekip pa ia fiksuar vetes një limit. Duhet të kërkojmë të jemi në nivelin më të mirë në çdo ndeshje”,tha Giresse.
Tutje, ai ka deklaruar se në krye të Kombëtares së Kosovës do të krijoj një ekip të vërtetë dhe kolektiv.
“Të luftojnë në çdo ndeshje. Ka ndeshje të lehta dhe të vështira, por duhet të kemi shpirtin luftarak, por gjithmonë duke e respektuar ekipin kundërshtar”,tha ai.
Ndryshe, kontrata e tij është e vlefshme deri në nëntor të 2023./InLajmi/