Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar shkrimtarin e njohur kosovar Ismail Kadare, në 86 vjetorin e vdekjes së tij, përcjell InLajmi.
Osmani ka kujtuar jetën dhe veprën e Kadaresë, duke thënë se ai ishte artikuluesi më i madh i idesë dhe lirisë.
”Kombi ynë i është mirënjohës përjetësisht këtij kolosi të letrave. Kosova, në mënyrë të veçantë, i përulet për peshën e rrallë të fjalës së tij”, shkruan ajo.
Në fund ajo i ka uruar ditëlindjen Ismail Kadaresë duke e quajtur mjeshtër.
Postimi i plotë i saj:

Në jetën e kombeve ndodh jo rrallë që njerëzit e kulturës, të artit e të letrave, t’i japin udhë kombit në çastet më të vështira të historisë së tij, duke qenë artikuluesit më të mëdhenj të idesë së lirisë.
I tillë është shkrimtari ynë Ismail Kadare, mjeshtër i vargut e i fjalës, mbrojtës i kulturës perëndimore të shqiptarëve.
Në kryeveprat e tij, të matshme vetëm me klasikët e letërsisë botërore, ai arriti që ta shpërfaqte shpirtin e lirë të kombit, historinë, traditat, kulturën e përkatësinë (identitetin) e tij, kur diktatura po bënte përpjekje ta tjetërsonte atë.
Bota e njeh sot traditën, kulturën e shpirtin e shqiptarëve nëpërmjet veprave të tij, pa pasur nevojë për mësues historie.
Kombi ynë i është mirënjohës përjetësisht këtij kolosi të letrave. Kosova, në mënyrë të veçantë, i përulet për peshën e rrallë të fjalës së tij.
E gëzofsh ditëlindjen, mjeshtër!
Paç shëndet!/InLajmi/