Gjendja me pandeminë Covid-19 nëpër të cilën po kalon e gjithë bota po i lë qytetarët pa zgjidhje tjetër përveç vaksinimit, disa edhe kanë zgjedhur të mos vaksinohen por të falsifikojnë dokumentin e vaksinimit, përcjell InLajmi.
Se fundmi një raste të tillë e ka konfirmuar Policia kufitare në Han të Elezit, ku është bërë e ditur së ditën e martë, janë identifikuar 3 raste të falsifikimit të certifikatës së vaksinimit.
Kujtojmë se kohët e fundit në vend po apelohet që qytetarët të vaksinohet me dozën e 3-të të vaksinës, pasi që sipas institucioneve është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga koronavirusi.
Njoftimi ii plotë i Policisë së Kosovës:
“Policia kufitare në Han të Elezit identifikon 3 raste të falsifikimit të certifikatave të vaksinimit të Covid-19”./InLajmi
