Piramida e Keopsit është më e madhja nga 3 piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë, transmeton InLajmi.
Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s – 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 146m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m.
Ndër piramidat, më e madhja dhe më mbresëlënësja është ajo e Keopsit. Më shumë se të tjerat, mbase për shkak të përmasave, ka fshehur brenda saj enigmën për metodat që janë përdorur për ta ndërtuar.
Teoria më e pranueshme është ajo se ndërtimi i kësaj piramide është realizuar përmes një skele të jashtme, e cila përdorej për t’u ngjitur lart përgjatë gjithë gjatësisë së mureve.
Fakt interesant është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër. Sipas arkitektit francez, Jean Pierre Houdin, i cili kohë më parë ka bërë publike teorinë e tij në Paris, egjiptianët kishin arritur ta realizonin këtë vepër madhështore duke “përdorur një skelë të brendshme në formë spiraleje, deri në kulmin e strukturës së piramidës.
Jean Pierre Houdin u mbështet për të ngritur këtë teori mbi një seri studimesh të hollësishme të kryera nga kolegu i tij, Gilles Dormion, të cilat u krahasuan me të gjitha parametrat e epokës: vegla prej bakri e guri (egjiptianët nuk e njihnin hekurin), materiale të përdorura (blloqe graniti të mbërritura nga Asiani, që ndodhet 900 kilometra larg dhe blloqe gëlqerorë, e harta të ndryshme), shkruan Memphistours.
Mungesa e plotë e përmendjes së piramidës në papiruset egjiptiane mbetet një mister. Ndërsa përshkrimet e para gjenden në historianin grek Herodot (shek. V para Krishtit) dhe në legjendat e lashta arabe. /InLajmi/