Këngëtarja e njohur dhe e dashur kosovare Mirsa Kerqeli, së fundmi ka sjellë projektin e saj më të ri me titullin “Zemra ime”, përcjell InLajmi.
Rikthimi i këngëtares po del të jetë pritur nga ndjekësit e saj pasi që projekti i publikuar për pak kohë që ka dalë në treg, ka arritur të grumbulloj 21.643 klikime në You Tube.
Kënga është shkruar, orkestruar nga Kreshnik Avdiu ndërsa videoklipi i është besuar Wirusit.
Kërqeli ka thënë se kjo këngë është krijuar dhe kënduar më shumë dashuri nga ana e saj dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Ndërsa po qëndron me shpresën që kënga e saj do përcjell emocion dhe ndjenja tek çdo dëgjues i saj.

Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Te dashur miq, adhurues te kenges time, kjo eshte kenga ime me e re e kenduar me shume zemer dhe dashuri. Zemra ime eshte nje nga projektet e mia me emocionale dhe e kenduar me gjithe shpirt. Shpresoje me e perqu ate emocion dhe ndjenje edhe tek ju nga kjo kenge. Shpresoje te gjeni veten gjithe secili ne ndonje fjali. “,Zemra ime “ eshte punuar gjithashtu me shume perkushtim nga Kreshnik Avdiu teksti dhe muzika dhe orkestrimi nga Wirusi video klipi. /InLajmi/