Djali i ish-presidentit Trump, Don, është fejuar me gazetaren e famshme të Fox News, Kimberly Guilfoyle, transmeton InLajmi.
44-vjeçari Donald Trump Jr. dhe prezantuesja 52 vjeçare e ‘Fox News’ janë në lidhje që nga viti 2018.
Don Jr. festoi ditëlindjen e tij të 44-të në mbrëmjen gala të organizuar në rezortin Mar-a-Lagonë Florida. Aty çifti ishin veshur me të zeza dhe 52 vjeçarja Kimberly, tregonte dhe unazën gjigante të fejesës.
Çifti e kanë mbajtur private lidhjen e tyre vitin që shkoi teksa u vendosën në Florida pas largimit nga New York, shkruan Daily Mail.
Ata janë të fokusuar në punën dhe te fëmijët e tyre, pasi kanë në total 6 fëmijë (5 të Donald Trump Jr nga martesa me ish-bashkëshorten e tij Vanessa dhe një i gazetares). /InLajmi/