Lidhja Demokratike në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës që po mbahet sot, e ka propozuar Fehmi Kupinën për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, derisa është krijuar edhe Komisioni për Verifikim, raporton InLajmi.
Milazim Vitia, asamblisti më i vjetër nga radhët e LDK-së, fillimisht ka paraqitur pikat e rendit të ditës, e më pas mori një nga një propozimet e partive për kryesues.
Nga VV-ja thanë se do të qëndrojnë në sallë dhe nuk do të pengojnë procesin, duke sqaruar se nuk ka propozim për kryesues, derisa AAK-ja e lëshoi sallën.
Kuvendi Komunal ka shkuar për 15 minuta në pauzë.
Ndryshe, Fehmi Kupina ka qenë për vite me radhë punonjës në Komunën e Prishtinës, gjegjësisht shef në drejtorinë e Administratës./InLajmi/
