Identiteti dhe sjellja jonë përcaktohen nga mënyra se si na cilësojnë dhe na klasifikojnë të tjerët, shkruan InLajmi.
Njerëzit e fuqishëm në shoqëri i cilësojnë disa akte si anormale. Individët që shpallen fajtorë për këto akte etiketohen si kundërvajtës.
Kështu ata e përvetësojnë këtë lloj etiketimi dhe sillen duke iu përshtatur atij. Të gjitha veprimet e tyre të ardhshme klasifikohen sipas këtij përcaktimi.
Sociologu amerikan Edvin Lemert e ndante sjelljen anormale në 2 lloje: parësore dhe dytësore.
Sipas tij, kemi sjellje anormale parësore, kur kryhet në krim ose akt tjetër, por nuk etiketohet zyrtarisht si anormal, ose ngaqë ka kaluar pa u vënë re ose ngaqë është cilësuar se autori ka vepruar kundër natyrës së tij. Sido që të jetë, ky individ nuk etiketohet si “anormal”.

Sjellja anormale dytësore ka të bëjë me efektin që shkakton reagimi i shoqërisë mbi një individ.
Nëse dikush kryen një krim dhe etiketohet si kriminel ose anormal, atëherë mund të vazhdojë të sillet kështu dhe në të ardhmen, duke iu përmbajtur këtij etiketimi.
Në veprën “Të bëhesh anormal”, sociologu David Matza thekson se identitetet anormale i krijojnë autoritetet.
Në veprën “Kundërvajtësit” Bekeri hodhi bazën e teorisë së etiketimit. Ai thoshte se veprimtaria anormale nuk ekziston. Mënyra se si reagojmë nga ky veprim, varet nga fakti nëse një formë e caktuar sjelljeje sanksionohet në një shoqëri të caktuar.
Vetëm ata që kanë pushtet mund ta “institucionalizojnë” një etiketim, institucionet e tilla si sistemi i drejtësisë kriminale mund të etiketojë një individ si anormal.
Sjellja anormale është relative, varet se kush e bën dhe ç’reagim ka ndaj saj. /InLajmi/
Burimi: Libri i Sociologjisë