Numri i fuqisë punëtore gjermane u rrit paksa vitin e kaluar pas një rënieje në vitin 2020 që i atribuohet pandemisë, raportoi Zyra Federale e Statistikave.
Shifra u rrit me 7.000 në 44.9 milionë mesatarisht gjatë vitit 2021. Pas një rritjeje vjetore për 14 vite radhazi, 2020 pati një rënie të numrit të njerëzve të punësuar.
“Rritja e punësimit që kishte zgjatur që nga viti 2006 ndoshta do të merrte fund së shpejti, edhe pa krizën e koronavirusit, pasi numri i punonjësve të mundshëm po zvogëlohet për shkak të ndryshimeve demografike”, tha Destatis, raporton Dpa.
Ky zhvillim balancohet gjithnjë e më pak nga një shkallë më e lartë punësimi në popullsinë vendase dhe imigracioni, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik, arsim, shëndetësi dhe informacion e komunikim janë rritur ndjeshëm, ata në tregti, transport dhe hoteleri kanë rënë, një ulje që i atribuohet pandemisë.