• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Mungesa e rrymës, sa e vështirëson punën e bizneseve në Kosovës!

J G nga J G
27 December 2021
në Kosovë
0 0
0
Mungesa e rrymës, sa e vështirëson punën e bizneseve në Kosovës!
0
SHPERNDARJE
71
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza energjetike në Kosovë, e cila ka shkaktuar kufizime të furnizimit me rrymë për konsumatorët, po e çrregullon biznesin e Abedin Salihut, i cili është i shtrirë në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit të produkteve të betonit dhe hoteleri.

“Jemi detyruar të mbyllim disa sektorë”, tha Salihu, pronar i një kompanie nga Lipjani, që numëron rreth 270 punëtorë.

Situata me energjinë elektrike, shton ai, e detyroi të reduktojë edhe numrin e punëtorëve.

Kompania e tij është një nga kompanitë në Kosovë, e cila eksporton produkte jashtë vendit, dhe si e tillë, Salihu thotë se ka obligime edhe ndaj kompanive me të cilat ka kontrata për eksport.

“Ata mund të na gjobisin. Ne nuk kemi kontrata që mund t’iu themi se shteti na ndali rrymën dhe nuk mund të vazhdojmë më”, thotë Salihu.

E gjithë kjo situatë, shton ai, po dëmton edhe besimin e partnerëve të biznesit, që siç thotë ai, e kanë krijuar me shumë mund përgjatë 20 viteve.

“Kjo situatë me energji do të çrregullojë punën tonë, çmimet në treg, do të çrregullojë ekonominë”, thotë ai.

Që nga 22 dhjetori, konsumatorët në Kosovë po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Kjo situatë po krahasohet me situatën e pasluftës (1999), kur reduktimet me energji ishin të gjata, deri në 8 orë pa rrymë.

Por, për pronarin e kësaj kompanie Abedin Salihu, kjo situatë është edhe më keqe se në kohën e pasluftës, kur ai kishte themeluar kompaninë.

“Pas luftës nuk kemi pasur aq shumë punë, kemi qenë në fazën emergjente. Tani jemi rritur. Si kompania ime dhe shumë të tjera, kemi gjetur një rrugë ku mund të punojmë, kemi rritur biznesin, kemi obligime. Të vendosësh tani një barrikadë të tillë është papërgjegjësi”, thotë ai.

Salihu: Nuk mund të funksionojmë me gjeneratorë

Gjeneratorët, të cilët në kohën e pasluftës ishin përdoruar në numër të madh nga bizneset, tani Salihu thotë se u takojnë të kaluarës. Sipas tij, kompania e tij e ka të pamundur të funksionojë me gjeneratorë.

“Për 2 orë agregati shpenzon 100 euro. Për të pasur, për shembull, hoteli rrymë, i bie në ditë minimumi harxhon 1.000 euro. Unë nuk i kam 1.000 euro fitim në ditë, nuk mund të punojmë me humbje. Vetëm për punën në gurthyes do të duhej një agregat 500kw që kushton diku 400 mijë euro”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Situata energjetike është përkeqësuar pasi konsumi i energjisë nuk po mund të mbulohet nga kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas zyrtarëve te Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Kosova aktualisht prodhon 600 deri në 800 megavatë rryme në orë, kurse konsumi ka arritur deri në 1.400 megavatë në orë.

Në tregun botëror, çmimi i rrymës është shtrenjtuar dukshëm. Nga 69 euro për megavat sa ishte çmimi vitin e kaluar, në këtë periudhë çmimi i importit të rrymës arriti deri në 600 euro për megavat, ka thënë zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, Viktor Buzhala.

Por, edhe procesi i importit është vështirësuar për shkak të mungesës së këtij produkti në shtetet tjera.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini (AKB), thotë se nga mungesa e energjisë humbjet do të jenë të mëdha për bizneset. Ai shtoi se brenda javëve do të dalin edhe me të dhëna të sakta lidhur me humbjet që pësuan bizneset nga kjo situatë.

“Kjo na bën që edhe më tutje të ngecim në prodhim, shërbime e aktivitete të përditshme. Me lajmet që po rrjedhin nga Kosova se vendit po i kthehet terri është dëmtim i imazhit tek investitorët potencialë. Është e paimagjinueshme të mendohet që në Kosovë nuk ka energji elektrike”, thotë Shahini.

Reduktime mbi 2 orë

Qeveria po kërkon vazhdimisht nga qytetarët që ta kursejnë rrymën.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), fillimisht kishte paraparë që reduktimet të zgjasin rreth 2 orë në ditë, por që kjo nuk ka ndodhur. Reduktimet janë shumë më të gjata.

Sipas KEDS-it, reduktimet më shumë se 2 orë po ndodhin për shkak të mbingarkesës.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.

Qeveria mund të fillojë me zbatimin e masave menjëherë, por se vendimi duhet të shqyrtohet për miratim edhe nga Kuvendi i Kosovës në afat prej 7-të ditësh.

Kuvendi ka të drejtën e refuzimit të masave dhe në këtë rast Qeveria është e obliguar t’i ndërpresë ato.

Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët, dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Tags: Abedin SalihuEnergjia elektrikeQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Gjendja më koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Postimi tjetër

Vokalisti i “Elita 5”, Arif Ziberi tregon sesi grupi ka rezistuar 33 vite në skenë

Të ngjajshme Postime

Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime
Kosovë

Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

1 July 2025
Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun
Kosovë

Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun

1 July 2025
OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve
Kosovë

OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve

1 July 2025
U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë
Kosovë

U vu gurthemeli i Stacionit policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë

1 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Postimi tjetër
Vokalisti i “Elita 5”, Arif Ziberi tregon sesi grupi ka rezistuar 33 vite në skenë

Vokalisti i “Elita 5”, Arif Ziberi tregon sesi grupi ka rezistuar 33 vite në skenë

Lajmet e fundit

Putini dhe Macroni diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën në bisedën e parë pas gati tri vjetësh

Putini dhe Macroni diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën në bisedën e parë pas gati tri vjetësh

1 July 2025
Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis

Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis

1 July 2025
Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

1 July 2025
A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?

A do ta zbulojë Dalai Lama trashëgimtarin e tij kur të mbushë 90 vjeç?

1 July 2025
FOTO / Ky është trendi më i pëlqyer nga të gjitha vajzat e famshme dhe “cool”

FOTO / Ky është trendi më i pëlqyer nga të gjitha vajzat e famshme dhe “cool”

1 July 2025
Mbetjet plastike shndërrohen tanimë në paracetamol?!

Mbetjet plastike shndërrohen tanimë në paracetamol?!

1 July 2025
Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre, s’duam fërkime

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu