Ministria e Shëndetësisë, në raportin 24 orësh ka bërë të ditur gjendjen me koronavirus në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas statistikave të dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës brenda 24 orëve janë vaksinuar 780.228 qytetarë më dozën e 2-të të vaksinës kundër koronavirusit, nga 2.430 testime kanë rezultuar pozitiv 12 qytetarë, është shënuar një rast i vdekjes ndërsa janë shëruar 4 persona.
Kurse numri total i të shëruarve në vend ka arritur në 158.000 dhe numri i rasteve aktive është 349.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme janë konfirmuar 9-të rastet e para më variantin e ri Omicorn në Kosovë. /InLajmi/