Më shumë se 13 milionë njerëz në qytetin kinez të Xi-an të Kinës janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi ndërsa autoritetet përpiqen të trajtojnë një shpërthim të koronavirusit atje.
Qyteti verior ka regjistruar 143 infeksione që nga 9 dhjetori, shkruan BBC.
Sipas kufizimeve të reja të shpallura të mërkurën, vetëm një person për familje lejohet të largohet nga shtëpia çdo 2 ditë për të blerë mallra thelbësore, përcjell Klankosova.tv.
Kina ka një strategji strikte zero-Covid, duke përdorur testime masive dhe bllokim për të ndaluar shpërthimet.