Ministria e Shëndetësisë së kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 322, përcjell InLajmi.
Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983, kurse që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2.889 persona.
Për 24 orë janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës.
Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të./InLajmi/
