Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përzgjedhjes së filmit “Zgjoi” në Oscars 2022”, përcjell InLajmi.
Osmani ka shkruar se ky është një sukses i jashtëzakonshëm, e me ju do të shkojmë drejt majave.
“Bravo!”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë i saj:
Sukses i jashtëzakonshëm!
“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.

Bravo!
Me ju drejt majave!
#Oscars2022/InLajmi/