Policia e Kosovë ka bërë të ditur se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mbrëmjen e sotme në fshatin Gremnik të Klinës, përcjell InLajmi.
Siç njofton policia, si pasojë e këtij aksidenti, 2 persona janë lënduar.
“Rreth orë 18:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori në fshatin Gremnik të Klinës. Lëndime kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për trajtim në Emergjencë në Spitalin Rajonal”, ka thënë Gashi.
Ai shtoi se me rastin po merren hetuesit e trafikut./InLajmi/