• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Abazi: Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen

J G nga J G
19 December 2021
në Shqipëri
0 0
0
Abazi: Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi, ka thënë se protesta e nesërme kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq është e drejtë por e thirrur nga njerëzit e gabuar, përcjell InLajmi.

Abazi ka thënë se Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”.

“Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përball Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shkruar se, Vuçiç po vjen nesër në Tiranë bashkë me politikat e tij ekspansioniste, dhe tjetër protestë ndaj tij nuk është thirrur përveç asaj që ka thirrur Sali Berisha kundër binomit “Rama-Vuçiç”.

Postimi i tij i plotë:

Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, aksionet protestuese kundër politikave ekspansioniste të Serbisë në rajon i nisi Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri, më 8 maj 2019, në vizitën e Vuçiçit në Tiranë. Motivet dhe synimet tona ishin të pastra: dëshironim të rrisnim vetëdijen në Shqipëri mbi faktin se Serbia nuk kishte ndryshuar dhe se Shqipëria e Kosova duhet të kishin një politikë të jashtme të përbashkët, veçanërisht përball Serbisë e për të zbrapsur përpjekjet e saj për ekspansion në kurriz të shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Kërkuam drejtësi për gjenocidin në Kosovë të kryer nga qeveria ku Vuçiç ka qenë ministër informacioni. Kërkuam kthimin e të pagjeturve, dëmshpërblimet e luftës, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kërkimfalje nga ana e Serbisë.

E shpallëm Vuçiç “non-grata” në Shqipëri dhe kërkuam bashkim kombëtar. Aksionet protestuese me të njëjtat kërkesa i përsëritëm edhe në vizita të tjera të Vuçiçit në Tiranë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri aktualisht ka mbetur pezull, dhe si duket mund të ketë nevojë të gjehen mënyra të tjera për të mbrojtur të njëjtat kauza.

Sali Berisha ka thirrur protestë kundër “Open Balkan”, që zhvillohet nesër gjatë vizitës së Vuçiçit në Tiranë. Është e qartë se kemi të bëjmë me të njëjtin Berishë që e mbështeti “Open Balkan” në shtator të vitit të kaluar në pseudo-marrëveshjen e Washingtonit, kur këtë marrëveshje e çoi përpara Presidenti Trump bashkë me Richard Grenell. Është e qartë se Berisha nuk e hedh poshtë atë pseudo-marrëveshje ku Kosovës iu imponua “Open Balkan”, sepse Richard Grenelli me Evi Kokalarin i kanë premtuar Berishës se do ia anulojnë statusin “non-grata” nëse Trump rikthehet në pushtet. Por ata nuk kanë premtuar se do anulojnë “Open Balkan” nëse Trump rikthehet në pushtet.

Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përball Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai.

Po mos të ishte kështu, po mos ta kishte hallin te “non-grata” ndaj tij, atëherë tashmë Berisha do duhej të ishte distancuar edhe nga Grenelli dhe enturazhi i tij, si Evi Kokalari, që janë mburrur për marrëveshjen e Washingtonit e për “Open Balkan” – por këtë të fundit e futi madje në minutë të fundit edhe në “Komisionin e Rithemelmit” të PD-së.

Duke i patur të gjitha këto të qarta, megjithatë, Vuçiç po vjen nesër në Tiranë bashkë me politikat e tij ekspansioniste, dhe tjetër protestë ndaj tij nuk është thirrur përveç asaj që ka thirrur Sali Berisha kundër binomit “Rama-Vuçiç”. Kështu, shqiptarët mbeten sërish në dilemën e pjesëmarrjes ose jo në një protestë të drejtë të organizuar e drejtuar nga njerëz me motivet e gabuara. Dhe për këtë, fajin e kemi vet./InLajmi/

Tags: Boiken AbaziLëvizja VetëvendosjeProtesta
Postimi i mëparshëm

Anna Gjebrea mahnitëse në “Junior Eurovision”

Postimi tjetër

Cilët janë milionerët që nuk i përfunduan studimet?

Të ngjajshme Postime

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë
Shqipëri

FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë

24 September 2025
Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj
Shqipëri

Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

23 September 2025
Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij
Shqipëri

Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij

26 August 2025
Shqiperi / Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Shqipëri

Shqiperi / Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

25 August 2025
Postimi tjetër
Cilët janë milionerët që nuk i përfunduan studimet?

Cilët janë milionerët që nuk i përfunduan studimet?

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu