Vajza e Ardit Gjebreas, Anna ka përfaqësuar Shqipërinë në “Junior Eurovision” me këngën “Stand By You” me një përformancë mjaft të bukur, përcjell InLajmi.
Interpretimi i Annës që ndezi gjithë skenën e madhe është pozicionuar në vendin e 14-të, vlerësuar në total me 84 pikë.
Duartrokitjet e mbarë publikut dhe atyre që po e ndiqnin kudo në botë, padyshim ishin për vajzën mjaft të talentuar nga Shqipëria.
Edhe veshja ishte mjaft interesante e pjesëmarrësve nga Shqipëria, ata ishin veshur me veshje të bardhë por padyshim duke mos e harruar simbolin e veçantë të shqiponjes. /InLajmi/