Jo të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë kryer një fakultet dhe posedojnë një diplomë! Shumë nga milionërët nëpër botë nuk kanë shkuar nëpër shkolla fare dhe sot janë më të pasur se shumë të tjerë që kanë shumë tituj shkencor.
Edhe pse këta persona nuk kanë përfunduar studimet, kjo nuk i ndali ata të vazhdojnë ëndrrat e tyre. Më poshtë ju sjellim gjashtë milionerët që nuk kanë përfunduar studimet.
– Mark Zuckerberg – bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm i ‘Facebook’.
Zuckerberg ndiqte studimet në psikologji dhe shkencat kompjuterike, megjithatë asnjëherë nuk arriti t’i përfundojë ato. Ai braktisi studimet nga Universiteti i Harvardit, për të hapur kompaninë e tij me të cilën pati sukses të madh.
– Bill Gates – bashkëthemelues i Microsoft.
Gates u largua nga universiteti i Harvardit, për të filluar punën në kompaninë Microsoft të cilën e themeloi së bashku me Paul Allen. Sot ai konsiderohet si një nga filantropët më të mëdhenj në botë dhe vazhdimisht figuron në listën e njerëzve më të pasur në botë.
– Michael Dell – themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Dell.
Dell filloi studimet në universitetin e Teksasit në vitin 1983, por qysh në vitin e parë vendosi të largohet dhe kështu për pak vite fitonte 180 mijë dollarë me kompjuterë, që ishte një punë mjaft fitimprurëse për të bindur prindërit që të mos i bëjnë presion që të vazhdojë studimet. Sot kompania e tij konsiderohet si njëra nga më të suksesshme në prodhimin e kompjuterëve të markës që mban mbiemrin e tij – Dell.
– Kevin Rose – bashkëthemelues i Digg.
Derisa ishte student i universitetit të Nevadas në Las Vegas, departamenti i shkencave kompjuterike, ai tashmë punonte si teknik në departamentin e energjisë bërthamore. Një ditë braktisi studimet për të vazhduar si drejtor i përgjithshëm i Bay Area.
– Barry Diller – themelues i IAC.
Diller u rrit në Beverly Hills dhe ndoqi studimet në UCLA. Por, studimet e tij zgjatën vetëm tri javë për të vazhduar punën me agjencinë e njohur Williams Morris. Karriera e tij e bujshme në industrinë e teknologjisë informative, vazhdon të jetë kryelajm i mediave botërore, shkruan Gazeta Metro.
– Paul Allen – bashkëthemelues i Microsoft.
Në vitin 1974, Allen braktisi studimet nga universiteti i Washingtonit dhe filloi punën si programer në Boston, ku së bashku me shokët e shkollës së mesme siç është Bill Gates, filluan kompanine Microsoft.