• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

A harxhojnë pajisjet shtëpiake që i lini në rrymë pa i përdorur?

J G nga J G
16 December 2021
në Ekonomi
0 0
0
A harxhojnë pajisjet shtëpiake që i lini në rrymë pa i përdorur?
0
SHPERNDARJE
103
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Disa rekomandime të Ministrisë së Ekonomisë për kursim të energjisë elektrike janë shndërruar në shaka nga qytetarët. Por, përtej talljeve në Facebook e rrjete tjera sociale, ekspertët thonë se të gjitha pajisjet shtëpiake të cilat qëndrojnë në rrymë dhe nuk përdoren, shpenzojnë energji elektrike.

“Konsola e video-lojërave, shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim menduar”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, para pak ditësh.

Kjo deklaratë e Rizvanollit u bë virale nga përdoruesit e rrjeteve sociale në Kosovë.

Megjithatë, inxhinierit Ermal Sadiku po i duket e arsyeshme kërkesa e ministres Rizvanolli.

Sadiku ka deklaruar për Express se për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike në botë, edhe këto lojëra të cilat nuk shpenzojnë shumë energji elektrike, do të mund të kushtojnë shumë nëse Kosovës do t’i duhet të blejë energji në tregun botëror.

“Përderisa konsola shpenzon rreth 200 wat dhe televizori përafërsisht 50 wat, në rast të lojës dy orëshe, deri tash shpenzimet e përafërta kanë qenë rreth 3 centë. Për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjisë në botë, ky 2 orësh mund të kushtojë rreth 30 centë. Kjo mund të ndodhë nëse energjia duhet të blihet sot në tregun botëror të energjisë. Pra, nëse brenda ditës në Kosovë luajnë ta zëmë 10.000 qytetarë, i bie të shpenzohen 3.000 euro për 2 orë në ditë”, ka deklaruar Sadiku.

Sadiku thotë se edhe pajisjet të cilat nuk përdoren, duhet të largohen nga rryma, pasi edhe ato shpenzojnë.

“Edhe kur nuk përdoren pajisjet, dhe janë në rrymë, shpenzojnë pak rrymë. Për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kjo “pak” ka rëndësi”, ka deklaruar Sadiku.

Edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se të gjitha pajisjet të cilat qëndrojnë në rrymë, shpenzojnë, edhe kur nuk janë duke u përdorur.

“Të gjitha pajisjet që janë në ‘stand by’ harxhojnë rrymë. Sigurisht një pajisje individuale nuk ka ndonjë impakt. Por, kur grumbullohen miliona pajisje, pasi secila familje ka minimum 10 pajisje në ‘stand by’, atëherë impakti është i rëndësishëm. Secili veprim që ndikon në kursim është i mirëseardhur dhe lehtëson barrën e furnizimit me energji elektrike”, ka deklaruar Buxhala.

Ndryshe, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar gjendje të jashtëzakonshme me energji elektrike në vend.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli tha se situata është pasojë e çmimeve të larta të importit.

“Ne kemi pasur një situatë relativisht të mirë, duke qenë se deri nga fillimi i nëntorit jemi mbështetur kryesisht në kapacitetet e tona gjeneruese të KEK-ut dhe këto kanë mjaftuar për ta mbuluar kërkesën vendore. Siç është pritur me ftohjen e motit dhe me rritjen e kërkesës për energji elektrike është rritur edhe kërkesa për import. Çmimi i importit të energjisë elektrike është tejet i lartë, është gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.

Ajo tha se për import të energjisë elektrike këtë vit janë paraparë 12 milionë euro, por këto mjete, sipas saj, janë shpenzuar vetëm në 2 muaj.

“ZRRE ka hapur kërkesën e shqyrtimit të jashtëzakonshme të tarifave dje në përputhje me obligimet ligjore duke qenë se shpenzimet e operatorëve janë shumë më të larta sesa ka qenë e parashikuar. Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milion për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milion për import”, ka thënë ajo, gjatë raportimit në komision.

Ministria e Ekonomisë, ndërkohë, është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për periudhën 2022-2031.

Kjo strategji, sipas ministrisë, do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht, për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Si mund të kursehet energjia elektrike sipas Ministrisë së Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë ka dalë me rekomandime për kursimin e energjisë elektrike.

Sipas këtij maunali, kërkohet që t’i fikni dritat kur dilni nga dhoma, t’i zëvendësoni poçat elektrik me ata me efiçiencë të lartë (LED), të shfrytëzoni dritën natyrore gjatë ditës dhe të vendosni cenzorët e efiçiencës.

Bëhet thirrje edhe që pajisjet elektrike që konsumojnë më shumë energji, siç janë: rrobalarësja, enëlarësja dhe hekuri për hekurosje të përdoren mes orës 22:00 dhe 07:00, atëherë kur tarifa e ulët është 57% më e lirë se tarifa e lartë.

Po ashtu, kërkohet që të shfrytëzohet racionalisht uji i ngrohtë, të mos lihen në pozicionin ‘stand by’ pajisjet si mikrovala, televizori, radio, kompjuterët e konsola e video-lojërave.

Po ashtu, në manualin e Ministrisë së Ekonomisë kërkohet që të mos lihen në rrymë gjithë natën mbushësit e telefonave, llaptopëve etj, pasi pajisjet të jenë të mbushura me bateri.

Tags: Energjia elektrikeMinistria e Ekonomis së KosovësPajisjet teknologjike
Postimi i mëparshëm

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut miratoi buxhetin për vitin 2022

Postimi tjetër

Aksidenti i merr jetën 26-vjeçarit shqiptar në Amerikë

Të ngjajshme Postime

Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet
Ekonomi

Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet

27 June 2025
Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve
Ekonomi

Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

23 June 2025
Berjani: Nuk ka asnjë shans teorike që nafta të bëhet 10 euro!
Ekonomi

Berjani: Nuk ka asnjë shans teorike që nafta të bëhet 10 euro!

17 June 2025
Nesër protestë e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë
Ekonomi

Nesër protestë e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

10 June 2025
KEK shtynë edhe për një ditë afatin për lidhjen e kontratave të bizneseve që kanë kaluar në treg të lirë
Ekonomi

KEK shtynë edhe për një ditë afatin për lidhjen e kontratave të bizneseve që kanë kaluar në treg të lirë

9 June 2025
Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare
Ekonomi

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

7 June 2025
Postimi tjetër
Aksidenti i merr jetën 26-vjeçarit shqiptar në Amerikë

Aksidenti i merr jetën 26-vjeçarit shqiptar në Amerikë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu