Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski, kanë mbajtur një konferencë për medie, pas takimit, raporton InLajmi.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se 2 vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë edhe më tutje.
Kur foli për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se duhet zgjidhje reciproke që nuk rrezikon rajonin.
“Maqedonia e Veriut dhe Kosova si fqinje do të bashkëpunojmë me njëra-tjetrën, kurse unë theksova që ta intensifikojmë dialogun edhe më tutje. Bëhet fjalë për 2 vende mike, për të fuqizuar edhe më shumë marrëdhëniet mes shteteve.
Në lidhje me politikën e jashtme dhe ne i mbështesim dhe jemi në dispozicion që t’i tregojmë përvojën tonë në aspiratën në BE dhe NATO. Jemi të gatshëm që të kemi një rajon me prosperitet ekonomik dhe e mbështesim Kosovën në nisma rajonale. Maqedonia e mbështet zgjidhjen reciproke që nuk do të rrezikojë rajonin”,tha ai.
Ndërkohë presidentja Osmani tha se synim i shtetit të Kosovës mbetet anëtarësimi ne organizatat ndërkombëtare.
“Ekziston vullneti që ta rrisim bashkëpunimin ndërmjet 2 shteteve dhe të thellojnë marrëdhëniet bilaterale. 2 shtetet kanë të njëjtat arsye për anëtarësim në bashkimin evropian. Procesi i integrimit në Bashkimit Evropian mbetet njëri nder prioritet tona dhe do të punojmë së bashku për ta ndihmuar njëra-tjetrën. BE-ja ende nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimit dhe në të njëjtën kohë e falënderoj këtë shtet për qasjen ndaj Kosovës në liberalizimin e vizave. Të 2 shtetet e kemi të njëjtin synim drejtë Bashkimit Evropian. Presim përkrahje edhe më tutje të Maqedonisë, dhe siç e dini që Kosova ballafaqohet nga tendencat e Rusisë, dhe jemi të përkushtuar që t’i refuzojmë këto ndikime destabilizuese”,tha Osmani./InLajmi/