Duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit sot Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion, i cili aksion edhe po vazhdon në fshatin Karaçevë, Komuna e Kamenicës, ku ka edhe të arrestuar, përcjell InLajmi.
E këtë aksion e ka quajtur të suksesshëm, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente./InLajmi/