Ndahet nga jeta në moshën 37 vjeçare, aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Hajrullah Ramizi, përcjell InLajmi.
Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga faqja zyrtare e ‘Teatri Shqiptar’.
Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj./InLajmi/